Lëvizja “Zgjohu” denoncon skemën më të fundit të mashtrimit të Erion Veliajt me MJAFT në KQZ

Vëzhguesit e G 99 fshihen në listën e “Mjaft” dhe Shoqatës për Kulturë Demokratike
qytetare “Zgjohu” denoncoi dje shoqatën për Kulturë Demokratike e cila kishte fshehur në dokumentet e saj të gjithë dokumentacionin e lëvizjes Mjaft, një akt i pastër mashtrimi i kësaj shoqate, për të fshehur parregullsitë dhe manipulimet e Erion Veliajt. Lëvizja “Zgjohu”, me përfaqësues avokat Altin Goxhaj, prej javësh ka denoncuar mashtrimin e Veliajt & Maznikut me gjoja dorëheqjen e tyre të 23 Shtatorit 2007, një dorëheqje që s’ka ndodhur kurrë, të paktën jo për gjykatat dhe llogaritë bankare. Përfaqësuesi i lëvizjes “Zgjohu”, Altin Goxhaj deklaroi se Erjon Veliaj dha një dorëheqje të sforcuar nga Drejtor Ekzekutiv në Shkurt 2009 (pas denoncimeve në media) por u zëvendësua po në shkurt 2009 nga bashkëpunëtori i tij më i ngushtë Arbjan Mazniku i cili u emërua Anëtar i Bordit të Drejtorëve së bashkë me kandidaten tjetër të G99, Milva Ekonomin për të mbajtur nën kontroll të plotë Mjaft si një thes financiar jetik për interesat private dhe politike të Veliajt”, tha Goxhaj.
Sipas tij, vetë dokumentet që denoncoi Lëvizja “Zgjohu” vërtetojnë se Erion Veliaj në shkurt 2009 ka drejtuar Mbledhjen e Bordit të MJAFT, ndërkohë vetëm një javë më parë, Milva Ekonomi dhe Arbjan Mazniku drejtuan mbledhjen e Qendrës Mjaft. “Dorëheqjet e tyre nuk kanë ndodhur kurrë. Letrat që janë çuar në Gjykatën e Rrethit Tiranë janë një mashtrim i pastër. Çdo kërkesë për dorëheqje që dërgohet në Gjykatë shoqërohet me proces-verbalin ku deklarohet dorëheqja, por një proces-verbal i tillë nuk ekziston, sepse Milva Ekonomi dhe Arbjan Mazniku nuk kanë firmosur ndonjëherë ndonjë proces-verbal mbledhjeje”, tha Goxhaj.
Këto skema mashtrimi u denoncuan prej ditësh nga Lëvizja “Zgjohu” në KQZ dhe një apel iu dërgua edhe Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë dhe vetë institucioneve ndërkombëtare. Kjo solli që KQZ të rrëzonte çdo kërkesë të MJAFT për hir të faktit se ajo figuronte ende e drejtuar nga kandidatët për deputetë në G 99 dhe Partinë Socialiste. Për këtë arsye, MJAFT në bashkëpunim me SHKD (Shoqatën për Kulturë Demokratike) kanë mashtruar në dt. 12 Qershor 2009 KQZ-në duke fshehur listën e vëzhguesve të Veliajt në listën e Shoqatës për Kulturë Demokratike. Të gjithë emrat e vëzhguesve të G 99 të caktuar nga Arbjan Mazniku dhe Milva Ekonomi, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor janë fshehur në listën e Shoqatës për Kulturë Demokratike pasi u zbuluan kur ishin në listën e MJAFT.
Lëvizja Zgjohu denoncoi dje publikisht faksimilet e vëzhguesve të G 99 të fshehur pas Mjaft e cila vetë është fshehur pas SHKD-së. Avokat Altin Goxhaj denoncoi 3 faksimile dokumentesh ku emra të themeluesve të G 99 janë në listat e vëzhguesve të Mjaft të rrëzuara nga KQZ dhe të rifshehur në listën e vëzhguesve të Shoqatës për Kulturë Demokratike. Këto praktika mashtrimi, tipike për Veliajn dhe MJAFT, kanë implikuar tashmë të gjithë listën e vëzhguesve vendorë dhe numri i njerëzve të G 99 i fshehur në listën e SHKD është më i madh se 99 vetë. Dy emrat tipikë që u morën shembull janë Mariol Spaho dhe Klaudio Hyseni, emrat e të cilëve ndodhen në 3 lista: Në listën e anëtarëve themelues të Partisë G 99 të depozituar pranë Gjykatës Tiranë (të firmosur para noterit Mimoza Sadushaj në 11 Shkurt 2009) ndodhet emri Klaudio Hyseni dhe Mariol Spaho. Të dy këta emra ndodhen edhe në listën e Mjaft të depozituar ditë më parë pranë KQZ-së, përkatësisht në datën 29 Maj. Po ashtu po këta dy emra ndodhen edhe në listën e kërkesës së Shoqatës për Kulturë Demokratike të depozituar në datën 12 Qershor 2009 pas dështimit të MJAFT për t’i futur si vëzhgues të vetët. Ndërkaq, faksimilet tregojnë se Mariol Spaho dhe Klaudio Hyseni ndodhen edhe në listën e G 99, edhe në të MJAFT, edhe në të SHKD-së. Tashmë është e qartë se MJAFT është vetëm një maskë e Erion Velisë së G 99, për të thithur fondet e ambasadave për të financuar imunitetin e tij përballë Drejtësisë Shqiptare. Tashmë fjalën e ka KQZ e cila duhet të marrë një vendim nëse do të lejojë shkeljen e ligjit nga Shoqata për Kulturë Demokratike e cila po ndihmon Erion Velinë dhe Milva Ekonomin dhe Arbjan Manzikun dhe Elisa Spiropalin që të kenë më shumë se një vëzhgues pranë qendrave të votimit, dhe mbi të gjitha të manipulojnë të gjithë paanësinë dhe pavarësinë e monitorimit të procesit zgjedhor.
...