Kartat e identitetit, numri i aplikimeve arrin në 1.4 milionë
Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni bën të ditur se lista e atyre që kanë aplikuar do të publikohen në web-in e Ministrisë së Brendshme
Një ditë nga afati i fundit, numri i aplikimeve për kartat e reja të identitetit i është afruar shifrës së 1.4 milionëve. Kjo është bërë e ditur dje gjatë një komunikimi me mediat nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni.
“Deri në 16 qershor 2009, numri total i aplikimeve është 1.385.442, nr i aplikimeve vetëm gjatë ditës së djeshme ka qenë 7.762. Ndërkaq numri total i letërnjoftimeve te prodhuara ka arritur në 1.298.097, në një kohë që numri total i letërnjoftimeve te shpërndara pranë Zyrave të Gjendjes Civile 1.279.338. Numri total i letërnjoftimeve te tërhequra është 1.000.896, nga këto 24.233 janë tërhequr vetëm gjatë ditës së djeshme”, deklaroi Poni. Ndërkohë ai theksoi se lista e atyre që kanë aplikuar dhe që u është prodhuar letërnjoftimi elektronik do të bëhen publike në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme si dhe këto lista do tu dërgohen prefekturave në mënyrë që të vihen në dijeni të gjithë njësitë vendore dhe që qytetarët të jenë sa më të informuar që të shkojnë të tërheqin letërnjoftimet tashme te prodhuara.
...