Lëvizja e Dhjetorit ‘90, rrëfehen Shehu, Zogaj dhe Ahmetaj Qamil Xhani
Shehu: Si e kujtoj 8 Dhjetorin 1990
Rozeta Rapushi
Ne pervjetorin e 21-te te levizjes studentore te 8 dhjetorit 1990, nje prej deshmitareve dhe pjesemarresve te kesaj levizjeje, Tritan Shehu, e cilesoi ate si levizjen me demokratike, perendimore dhe progresive, ne historine e Shqiperise. Ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone", se si e kujton ate kohe, Shehu shprehet se 8 dhjetori 1990 ka qene nje shperthim idesh impresionuese, perfshire edhe krijimin e Partise Demokratike. "Impresionues ishte zhvillimi i ideve te ndryshme ne 8 dhjetor, pati nje shperthim idesh dhe ne 12 dhjetor, u krijua Partia Demokratike. Evoluimi i ideve ne ate kohe ishte shume i qarte. Mund te them se ishte levizja me demokratike, me perendimore, me progresive, ne historine e Shqiperise. Gjithcka ndodhi ne 4-5 dite dhe te gjithe ishin se bashku, me qendrime te qarta per Shqiperine e zhvilluar, Shqiperine ne NATO, Bashkimin Evropian, etj", kujton Shehu, aktualisht deputet i Partise Demokratike. Sipas tij, me krijimin e partise se pare demokratike ne vend, levizja mori dimensione te rrufeshme, ngjarje qe, per Shehun, nuk eshte se kane ndodhur ne menyre te tille ne vende te tjera brenda nje kohe kaq te shkurter. "Nuk besoj te kete ndodhur ne ndonje vend tjeter, qe ne nje kohe kaq te shkurter te ndodhin zhvillime kaq te mahnitshme. Pavaresisht kritikave dhe mendimeve ne keto 20 vjet, Shqiperia ka bere zhvillime te jashtezakonshme. U shtjelluan dhe u realizuan ato ide qe ishin atehere", vijoi deputeti demokrat. Ai permendi faktin se sot, Shqiperia eshte anetare ne NATO, ka nje ekonomi te qendrueshme, ka bere hapa te konsiderueshem drejt Bashkimit Evropian, eshte nje vend i lire. Hapa, sipas Shehut, qe jane identifikuar si nje domosdoshmeri qe ne ate kohe. "Ne kemi qene konsekuente te atyre ideve ne 20 vjet. Une shpresoj qe ato ide te permbyllen se shpejti me anetaresimin e plote te Shqiperise ne Bashkimin Evropian", u shpreh Shehu. Duke pohuar se, sigurisht, nje proces i tille kerkon me shume kohe, angazhim. 8 Dhjetori, Dita e Rinise, perkujtohet per nisjen e protestave studentore ne te njejten date ne vitin 1990, si reagimi i pare i fuqishem kunder sistemit komunist dhe regjimit famekeq. Pikerisht ne kete date, studentet vendosen te bojkotin mesimet dhe te protestojne kunder regjimit dhe sigurisht, kushteve te veshtira ekonomike qe vendi po perjetonte ne ate kohe.
Bislim Ahmetaj: 8 dhjetori do mbetet nje ngjarje historike
Nje prej dhjetoristeve te 1990-es, Bislim Ahmetaj, e kujton ende me nostalgji levizjen studentore te atyre diteve, te cilat shenuan me pas hapat e medha te pluralizmit politik. Gjate nje interviste per "Koha Jone", Ahmetaj kujton ato dite duke u shprehur se ndihet me fat, qe i perket atij brezi, te cilet kontribuuan per levizjen studentore duke realizuar endrren e te gjithe shqiptareve, lirine. "8 dhjetori per mua, si per cdo student te atij brezi apo pedagoge, intelektuale dhe qytetare te Tiranes, mbetet nje prej ngjarjeve me te shenuara per historine e shqiptareve, por per ne, qe kemi qene protagoniste, mbetet dicka shume e madhe dhe e pacmuar edhe sot e kesaj dite, jemi pjese e emocioneve te asaj ngjarjeje", eshte shprehur Ahmetaj. Ne lidhje me pyetjen sesi i kujton ditet para dhe pas, 8 dhjetorit, Ahmetaj shprehet se "Ditet para 8 dhjetorit kane qene ditet e historive te pritjes. Shumica jone e dinte se dicka do te ndodhte, sepse nuk mund te shkonte me tutje ai lloj sistemi. Ai ishte paralajmeruar sidomos nga ditet e 2 korrikut. Ne universitete nuk u fillua mesimi normal, por u nis me forma edukimi per ata qe ishin arratisur me 2 korrik, me vone arratisja e Kadarese, ishte dhe indicia me kryesore qe dha shenjat e fundit, qe nje dite shume shpejt do te shpertheje". Per ish-dhjetoristin, pare sot pas dy dekadave, mund te thuhet se jane bere gjera dhe mire, por dhe keq. Sipas tij, shume gjera jane bere mire per shkak te sistemit, sepse sistemi kapitalist prodhon liri dhe njerezit e lire jane te mundshem te bejne gjithcka. Pra, fitorja e pare e gjithe ketyre viteve eshte liria, liria per te levizur brenda vendit tone dhe pastaj, liria per te levizur jashte Shqiperise. Eshte zhvilluar ekonomia, e treguar ne dimensione te medha dhe ne krahasim me vendet e tjetra te lindjes, eshte zhvilluar shume me teper se ato, por ne menyre te paorganizuar dhe kaotike, mund te them kaotike, sepse shume investime qe jane bere me kohe, nuk japin sot produktet e tyre, sepse jane bere te paorientuara nga ekspertiza e sakte e ekonomise. Mund te ishte bere me mire qe qytetareve t'u edukohet cdo dite dhe per cdo dite zbatueshmeria e ligjit. Zbatueshmeria e ligjit, sipas Ahmetaj, nuk nis nga qytetaret e thjeshte fillon nga rangjet me te larta, ne shume raste e gjejme qe ne rangjet me te larta deri te deputetet dhe institucionet e tjera, ne nuk gjejme zbatueshmerine me korrekte te ligjit, ne kete fushe, Ahmetaj mendon se eshte bere pak.
Zogaj: Aspiratat e studenteve jane realizuar
Qamil Xhani
Nje prej pjesemarresve ne Levizjen e Dhjetorit, Prec Zogaj, e cileson nisjen e protestave te studenteve me 8 dhjetor, si ngjarjen me te rendesishme ne historine e Shqiperise gjate shekullit te kaluar. Ne nje prononcim dhene per gazeten "Koha Jone", Zogaj shprehet se 21 vjet pas nisjes se protestave studentore, nje pjese e aspiratave jane realizuar. "Ne kuptimin e asaj qe prisnin studentet, duke qene se kryefjala e levizjes ishte Shqiperia Evropiane, shume gjera jane arritur, disa te tjera jane ne rruge per t'u arritur. Sot, Shqiperia eshte vendi i NATO-s, i Keshillit te Evropes, ka nenshkruar MSA-ne, pret qe te marre ftesen per t'u bere kandidat i Bashkimit Evropian, ka liberalizuar vizat, ka vendosur ekonomine e tregut, megjithe problemet qe ka, ka shtypin e lire, etj", thote Zogaj. Nga ana tjeter, Zogaj shton se demokracia nuk ka nje vije finishi, por eshte nje proces. "Ne teresi aspiratat e levizjes studentore te dhjetorit jane realizuar. Por demokracia nuk eshte proces, nuk eshte nje rritje, pra nuk eshte nje stacion, eshte nje rruge. Ne planin e orientimit te pergjithshem, Levizja eshte shpaguar", u shpreh Zogaj. Duke vleresuar kontekstin historik te kesaj ngjarjeje, Zogaj shprehet se kjo date e futi vendin ne rrjedhen e zhvillimeve te gjithe Perendimit. "8 dhjetori eshte dita qe ndryshoi historine duke i kthyer zhvillimet ne hulline e Perendimit. Eshte nje veper qe u perket studente dhe intelektualeve te asaj periudhe, qe shkruan emrin e tyre ne historine", shprehet Zogaj. Ne cilesine e njerit prej njerezve qe ishin deshmitare dhe aktore te atyre diteve, Zogaj thekson se 8 dhjetori eshte konfrontimi i pare masiv i rinise me diktaturen. "8 dhjetori ka zene vend ne histori, si nje nga ngjarjet me te medha te shekullit te 20, ne Shqiperi. Eshte dita qe vuri perballe rinine studentore dhe diktaturen, pas 50 vjetesh. Eshte konfrontimi i pare i ketyre permasave, sepse ka pasur edhe gjate viteve te tjera kundershtime, grupe te vogla apo individe, qe kane kundershtuar me cmim te larte diktaturen dhe e kane paguar shtrenjte, kurse ky eshte konfrontimi i pare masiv", shprehet Zogaj. Ai thekson se protagonizmi me i madh ne kete levizje eshte ai i se djathtes, ndersa shton se rendesia e saj dhe perfitimi eshte mbarekombetar. "Protagonizmi eshte i rinise. E djathta ka qene me aktive, sepse ka qene ne thelb antikomuniste, por ngjarja eshte mbarekombetare, i pershin edhe ata qe kane qene kunder saj. Protagonizmi eshte i se djathtes, ka pasur tek-tuk edhe te majte, qe kane kontribuar dhe u eshte njohur kontributi, por e djathta antikomuniste, natyrshem, eshte protagoniste e kesaj levizjeje", shprehet Zogaj.
Cfare ndodhi 21 vjet me pare, ne Qytetin Studenti
Data e 8 dhjetori ka hyre ne memorien kombetare si nisja e protestave te para publike dhe masive kunder diktatures. Studentet e Universitetit te Tiranes ngriten krye per here te pare, ne historine 46-vjecare te komunizmit, kunder qeverisjes komuniste. Ne date 8 dhjetor 1990, ata vendosen te bojkotojne mesimin dhe te protestojne kunder regjimit, ne fillim per nderprerjen e energjise elektrike dhe kushtet e veshtira ekonomike qe po kalonte vendi. Ajo qe nisi si nje levizje me kushte ekonomike, shume shpejt do te kthehej ne nje levizje qe do te kerkonte ndryshimin e sistemit dhe me shume liri dhe te drejta per qytetaret. Pas perplasjeve te para me policine, studentet kerkuar lejimin e pluralizmit. Ne krye te levizjes studentore ishte Azem Hajdari. Nje nga demonstratat me te medha ishte ajo e 9 dhjetorit, ku studentet arriten te dalin deri ne Sheshin Skenderbej. Kjo etape perben dhe momentin me kryesor, qe kerkon daljen ne skene te levizjeve te strukturuara ne formacione politike. Levizja e mbeshtetur nga intelektuale te kohes do te sillte me pas dhe krijimin e Partise Demokratike. Studentet e Dhjetorit te '90-s, me thirrjet e tyre "E duam Shqiperine si gjithe Europa", bashkuan rreth vetes masat e gjera te popullit, gje qe e beri te pashmangshem ndryshimin e sistemit.