E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX letër Haxhinastos, falenderime për bashkëpunimin

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto ka marrë një letër falënderimi nga Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë Xavier de Marnhac, për gadishmërinë e autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar në zbardhjen e çështjeve të ngritura në raportin e hartuar nga Dick Marty.

Ky i fundit në raportin e tij të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e KiE-s akuzon udhëheqës të UÇK-së mes të cilëve edhe Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi për trafik organesh të robërve serbë në fund të konfliktit në Kosovë në vitin 1999.
 

Nëpërmjet kësaj letre sigurohet se EULEX është autoriteti i duhur dhe kur ka prova të mjaftueshme për të besuar se janë kryer aktivitete kriminale do të fillojë hetimin përkatës.
 

Në letër theksohet se EULEX inkurajon z. Marty për t`i dhënë autoriteteve të Prokurorisë së EULEX- it çdo informacion ose provë, të cilat mund të hedhin dritë mbi akuzat e ngritura në këtë raport.
 

Ndërkaq, në datën 17 Janar, një delegacion i Prokurorisë Speciale ( SPRKL) i përbërë nga prokurorë të EULEX-it dhe të Kosovës zhvilluan një takim me Prokuroren e Përgjithshme të Shqipërisë.
 

EULEX dhe Shqipëria kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në zbardhjen e çështjeve të ngritura në raportin e Marty.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›