Lëvizja e lirë e shqiptarëve - një realitet që po pranohet nga BE
“Do të punojmë për lëvizjen e lirshme të çdo shqiptari, i cili së shpejti do të prekë ëndrrën evropiane”. Kështu ka deklaruare dje pasdite kryeministri Sali Berisha, përpara studenteve të “Qytetit Studenti”, të cilëve u ka premtuar se do të punojë intensivisht qe ata të lëvizin lirshëm dhe të kenë në dorën e tyre një pasaportë evropiane. Nën sloganin “Shqiperia ne NATO”, lideri i mazhorancës Sali Berisha ka vijuar turin e tij të takimeve me të rinjte e “Qytetit Studenti”. Berisha, duke folur për ëndrrën europiane të të gjithë shqiptareve, ka vënë theksin tek suksesi i arritur për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO si dhe për punën intensive që kabineëti i drejtuar prej tij do të kryejë në të ardhmen në funksion të këtij qëllimi madhor. Kreu i qeverisë Berisha tha se pas marrjes se ftesës, anëtarësimi do të ndodhë shumë shpejt “madje më shpejt nga mund ta mendojë gjithkush”. “Të hënën në Bruksel, kjo ka qenë edhe tema kryesore e bisedimeve, lëvizja juaj e lirshme. Unë u zotova se do të marr të gjitha masat për të plotësuar të gjitha kriteret, për të fituar lirinë e lëvizjes së të gjithë popullit shqiptar. Shqipëria do të jetë parajsë. Njerëzit e lirë, qytetarët e saj, do ta nxjerrin Shqipërisë, do e bëjnë atë të pasur, të bukur, të pastër, siç e duan ata. Kam ardhur t’u them se kemi punuar me përkushtim dhe seriozitet, për të marrë ftesën në NATO dhe do të punojmë që ju të lëvizni të lirë në mbarë Evropën. Isha të hënë ne Bruksel kjo ishte tema kryesore. Dua të shpreh edhe njëherë mirënjohen time më të thellë ndaj që studentëve, të cilët në dhjetor të vitit 1990, mbushën sheshin me brohoritjen “E duam Shqipërinë, si gjithë Evropa. Shqipëria në NATO”. Do të bëjë çdo përpjekje për të përshpejtuar hapat për integrimin e vendit. Ndjehem krenar për mbështetjen tuaj. Në dy momentet kryesore të jetës sime, kanë qenë studentët ata që kanë përcaktuar fatin e historisë. Ishin të rinjtë, ata që në vitin 1992 u dhanë fitoren demokracisë shqiptare dhe në1990 mbushën sheshet për t’u përballur me dikaturën. Në vitin 2005, ishte mbështetja e të rinjve shqiptare që më dhanë mundësinë mua t’ua marr pushtetin atyre që e morën me armë dhe ta përdor atë për të çuar shqiptarët më në fund në gjirin e familjes evropiane. Në vijim të fjalimit të tij në Qytetin Studenti, kreu i qeverisë ka theksuar reformat dhe lëvizjet e suksesshme të qeverisë. Sipas tij, akti i parë i kësaj qeverie ishte zhdukja e konfliktit të interesit dhe kjo ka sjellë faktin që sot administrata shpenzon 31 përqind më pak sesa administrata e mëparshme. “Sot vërtet ka korrupsion, por administrata aktuale shpenzon nga 31 përqind më pak se a shpenzonte administrata e mëparshme” - ka deklaruar konkretisht Berisha.