Shqiperia merr ekseperience amerikane per energjine atomike ne Shqiperi
Pervoja amerikane ne fushen e shfrytezimit te energjise atomike, pritet te zbatohet edhe ne Shqiperi. Zgjerimit te pritshem te rolit te Entit Rregullator te Energjise (ERE), perveç sektorit te energjise elektrike dhe ne sektorin e gazit, te hidrokarbureve dhe energjise atomike, po i paraprihet me shkembimin dhe njohjen edhe te eksperiencave amerikane. “Ne kete kuader, nje grup pune me specialiste te sektoreve te energjise te ERE, do te zhvillojne keto dite nje vizite pune ne SHBA, per t’u njohur nga afer me punen e entit rregullator te energjise ne Pensilvani, me te cilin ERE ka nje program partnership-i, me Entin Rregullator Federal te Energjise ne SHBA ne Uashington DCâ€, deklaroi dje kryetari i ERE-s, Bujar Nepravishta. Gjate vizites ne Pensilvani, ne baze te programit te partnership-it, do te zhvillohet dhe nje seminar, ku ERE do te referoje per tregjet energjetike ne Shqiperi, kuadrin ligjor, metodologjite, tarifat, rregullimet ligjore per tregjet, etj. Por nje nder qellimet e vizites, do te jete dhe njohja rreth funksionimit te tregut te energjise atomike, çka diktohet edhe nga kerkesat e shprehura prej disa kompanish te medha dhe te fuqishme, per te ndertuar nje çentral te energjise atomike edhe ne Shqiperi. Takime te tilla, ERE po ndermerr me qellim, shkembimin e eksperiencave, duke thelluar njohjen e pervojes amerikane te enteve rregullatore ne tregjet energjetike. Ne vitet e fundit, sektori rregullator i energjise ne Shqiperi eshte mbeshtetur nga programe specifike te USAID-it, lidhur me rregullat ne sektorin e tarifave, te liçencave, lejeve, metodologjite qe zbatohen, etj.