Ambasadori Uidhers: Ftesa për anëtarësim në NATO ka ndryshuar imazhin ndërkombëtar për Shqipërinë
Ambasadori amerikan në Tiranë, John L. Withers, ka deklaruar dje duke iu referuar fjalës së kryeministrit Berisha në samitin e Bukureshtit se ”ftesa për anëtarësim në NATO ishte një mrekulli e lirisë”, theksoi se “kjo mrekulli ka bërë që Shqipëria të shihet në një dritë më pozitive dhe ka ndryshuar vizionin ndërkombëtar për Shqipërinë”. Këto deklarata zoti Uidhers i ka bërë gjatë një dreke që kryeministri Sali Berisha ka shtruar dje në Pallatin e Brigadave në shenjë falenderimi për ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s me rastin e marrjes së ftesës për anëtarësim në Samitin e Bukureshtit. Me këtë rast kreu i qeverisë shqiptare u shprehu ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s, mirënjohjen e thellë për mbështetjen e çmuar që vendet anëtare të Aleancës kanë dhënë për integrimin e Shqipërisë. “Do të dëshiroja t`ju falenderoja nga zemra për pjesëmarrjen tuaj në këtë drekë, në të cilën dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për shkëlqesitë tuaja, për qeveritë dhe kombet tuaja, për mbështetjen e madhe, për besimin që i keni dhënë Shqipërisë duke i ofruar asaj ftesën e anëtarësimit në NATO”- u shpreh Berisha
në fjalën e tij përshëndetëse. Duke vlerësuar se shqiptarët kanë patur një histori të vështirë përsa i përket lirisë, ai theksoi se marrja e ftesës për anëtarësim në NATO ishte një ditë historike për të gjithë shqiptarët. “Me marrjen e ftesës së anëtarësimit në NATO ne kemi siguruar përfundimisht liritë dhe të ardhmen tonë. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të ndërtuar një komb të lire. Besimi që ju na dhatë erdhi si rezultat i reformave thelbësore, për të cilat kombet tuaja dhanë një ndihmë thelbësore në të gjitha aspektetet për ta bërë Shqipërinë të gatshme për marrjen e ftesës. Dua t`ju shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithëve për këtë mbështetje. Ne jemi shumë krenarë që e shohim këtë proces që e sjell kombin tim në një skenë të re të jetës politike”- vijoi më tej shefi i ekzekutivit.
Kryeministri vlerësoi se NATO-ja u bë inspirim i madh për të gjitha forcat politike për të dëshmuar një kulturë të standardeve të vendeve të NATO-s. “Zyrtarë shumë të lartë më kanë pyetur nëse këto reforma u ndërmorën për shkak të anëtarësimit në NATO. Mos harroni se NATO është burimi i frymëzimit për këto reforma. NATO-ja ka qenë, është dhe do të jetë Aleanca më e madhe e lirive të të gjitha kohërave”, nënvizoi më tej Berisha. Po dje kryeministri Berisha priti në një takim menaxherin e Infrastrukturës për Asistencën Këshillimore të Koorporatës Financiare (IFC) të Bankës Botërore, Anxhelo Delatti. Përfaqësuesi i IFC-së, i prezantoi Berishës procedurat dhe axhendën përfundimtare të privatizimit të Divizionit të Shpërndarjes të KESH-it. IFC ka dhënë asistencë teknike dhe financiare në këtë proces. Kryeministri, falenderoi stafin e IFC-së për asistencën dhe garantoi mbështetje dhe transparencë në këtë akt- privatizimi të rëndësishëm për shtetin shqiptar.Procesi i privatizimit të Divizionit të Shpërndarjes të KESH-it, pritet të përfundojë në fillim të muajit shtator.