Bisedime te veshtira ne Seul

Po ashtu Merkel eshte kritike ndaj hedhjes ne treg te dollareve te rinj nga SHBA veprim me te cilin ato shpresojne ti ndihmojne ekonomise.
Thuajse te gjithe pjesemarresit jane dakord qe e nevojshme eshte nje rritje ekonomike e vazhdueshme Une pres qe dokumenti perfundimtar te vere ne levizje mekanizma te cilat do te na ndihmojne per te nxitur nje rritje ekonomike te balancuar dhe te qendrueshme - tha presidenti amerikan Obama ne fillim te takimit.
Nderkohe nga radhet e delegacionit amerikan mesohet se prej takimit mund te mbetemi te kenaqur edhe me miratimin e direktivave. Para disa javesh amerikanet kerkonin qe tepricat tregtare te kufizoheshin ne masen 4 te prodhimit te brendshem bruto. Nje kerkese e tille eshte tabu per vende te tilla si Gjermania apo Kina per te cilat eksportet luajne nje rol teper te rendesishem.
Bildunterschrift
Vendet pjesemarrese ne takimin e G20 kane perpara vetes bisedime te veshtira sidomos lidhur me politiken monetare dhe disbalancat ne fushen e tregtise.
Ne rruget e Seulit jane mbledhur edhe demonstrues qe kerkojne me teper se te pranishmit ne takim G 20 duhet te marre mbi vete pergjegjesine per krizen financiare dhe te kujdeset per vitkimat e saj. Megjithe keto kerkesa ne Seul nuk do te merret ndonje mase e fuqishme per zbutjen e krizes se tregjeve financiare.
AutorBeate Thomsen/ Dr. Pandeli Pani
Redaktoi Aida Cama