Levizja e lire shqiptaret vleresime ne zbatimin e rregullave
Ecuria e lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë në vendet Shengen pas vendimit historik të 8 nëntorit ka qenë tematika diskutimeve të përfaqësuesve të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, Drejtorisë së Migracionit në Policinë e Shtetit, dhe ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi.
Studimi I Lëvizjes së Lirë në Shqipëri e ka vlerësuar si një ndikim pozitiv masën e marrë nga BE për të lejuar lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë në vendet Shengen.
Zëvendësministrja vlerësoi edhe projektet për integrimin e të kthyerve, ndërsa ambasadori Sequi vlerësoi angazhimin e përbashkët të Shqipërisë dhe Komisionit Europian në fitimin e kësaj të drejte nga qytetarët shqiptarë si dhe siguroi për mbështetjen e plotë në thellimin e reformave deri në një integrim të plotë në BE me anëtarësimin e Shqipëri në këtë Bashkësi.
Sequi vlerësoi si të domosdoshme vendosjen e dialogut politik dhe bëri thirrje për një proces të qetë dhe të ndershëm për zgjedhjet e 8 majit. Në qershor pritet dhe një raport I BE së në lidhje me ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave në Shqipëri.