E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH, Fullani: Inflacioni 1 pikë me lart, shkak importi

TIRANË- Në një konferencë për shtyp Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani tha se rritja e çmimeve në vend ka të bëjë me rritjen e çmimit të importeve. Inflacioni sipas Fullanit, ka shkuar në kuotën e 4.3 përqind në muajin mars, duke qëndruar 1 pikë përqindje më shumë.
“3 mujori i pare i vitit ka qënë një tremujor me rritje positive, por kjo rritje është më e ulët se rritja potenciale e ekonomisë”, sqaroi më tej Fullani.

Banka e Shqipërisë ka vlerësuar si positive ecurinë ekonomike të vendit gjatë tremujorit të parë të këtij viti ndërsa theksoi se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar në kuotën e 5.25 përqind.

Në konferencën për shtyp, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaroi se është shënuar rritje ekonomike ndërsa shtoi se balancat makro-ekonomike janë përmirësuar ndjeshëm gjatë këtij tremujori, por duke theksura se vijojnë me ritme te ngadalta ecuria e konsumit dhe investimeve.

“Është shënuar rritje ekonomike, balancat makro-ekonomike janë përmirësuar ndjeshëm gjatë këtij tremujori. Rritja ekonomike është mbështetur si nga kërkesa e huaj për mallra shqiptare ashtu edhe nga kërkesa e brendshme”, pohoi guvernatori Fullani i cili theksoi më tej se zgjerimi i shpejtë i eksporteve dhe rritja e importeve kanë sjellë një përmirësim të deficitit tregëtar dhe ruajtjen e monedhës kombëtare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›