Topalli: Hyjmë në zgjedhje me bilanc pozitiv
DAJC- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e PD-së, gjatë takimeve elektorale në komunën Dajç dhe Gjadër, vlerësoi se në këto zgjedhje maxhoranca i ofron qytetarit një bilanc arritjesh dhe suksesi në zhvillimin e vendit.
Duke shprehur mbështetje për kandidatin e koalicionit "Aleanca për Qytetarin", Gjergj Doçi, Topalli tha se projekti dhe vizioni i tij me mbështetjen e qeverisë do të bëjë të mundur që brenda një kohe të shkurtër, Dajçi e Gjadri të jetë një komunë e zhvilluar dhe të garantojë një mirëqenie më të lartë për të gjithë banorët.
"Bashkë me qeverisjen lokale, qeverisja qëndrore mund të bëjë të mundur që në 2017-n Shqipëria të jetë një vend i zhvilluar," tha kryetarja e Kuvendit.
Duke kërkuar votën e qytetarëve të Dajçit dhe Gjadrit për kandidatin e koalicionit "Aleanca për Qytetarin", Topalli tha se maxhoranca u ofron qytetarëve një bilanc suksesi, ndërsa kundërshtari politik vetëm mungesë integriteti dhe karakteri.
(s.g/atsh/balkanWeb)