Itali, sekuestrohen 400 kg drogë në Bari vinte nga Shqipëria
BARI- Një sasi prej 404 kg mariuanë e ardhur nga Shqipëria është sekuestruar në portin e Barit. Lënda narkotike është gjetur e fshehur në brendësi të një kamioni i cili transportonte arka plastikë që do i dorëzoheshin dy ndërmarrjeve në provincën e Tarantos.
Agjentët e Guardia Di Financa dhe policisë doganore kanë arrestuar shoferin e kamionit, me shtetësi shqiptare, por që nuk bëhet i ditur emri i tij.
Sipas të dhënave të para droga ishte destinuar për tregun e Barit dhe përfitimi nga shitja e lëndës narkotike do të ishte rreth 2 milionë e 500 mijë euro.
Operacioni është kryer të hënën në kuadër të ndalimit të trafiqeve ilegale nga porti i Barit.
Mediat italiane shkruajnë se kamioni ishte nënshtruar një skaneri, dhe mes arkave plastike janë gjetur dhe 9 thasët me lëndë narkotike. Drejtuesi i automjetit është arrestuar nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe është burgosur në qelitë e Barit.
(s.g/BalkanWeb)