E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, sanitarja ikën nga puna se burri mban flamujt PS

TEPELENE- Partia Socialiste e Tepelenes denoncon largimet nga puna për arsye politike të punonjësve të ndryshëm në qytetin e Tepelenës, si dhe presionet politike ndaj administratës në nivel vendor. Kreu i selize roze nëTeplenë, Arben Kaçori ka bërë publik rastin më të fundit të abuzimit, që lidhet me largimin nga puna të punonjeses Roza Ibrahimi, e cila kryente funksionin e sanitares në një nga kopshtet e qytetit.

Vetë gruaja e lidh shkarkimin e saj me vendosjen e flamujve të PS-së në lokalin e bashkëshortit të saj.
Kaçori deklaron gjithashtu se gjatë mitingut elekoral të së djathtës zhvilluar ditën e djeshme, sipas tij janë marrë me dhunë punojësit e administratës dhe janë detyruar forcërisht nën kërcënime nxënësit e shkollave të mesme për të qenë pjesemarres në këtë miting. Ndërkohë që një tjeter problem janë edhe listat zgjedhore, në të cilat, sipas Kaçorit janë hasur shkelje. Sipas tij vetëm në komunën Buz të Tepelenës janë mbi 70 emra të shtuar.
(s.g/NEWS24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›