Gjykata e Apelit kthen ceshtjen per rigjykim ceshtjen e Aldo Bares
Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka rrëzuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila dënon Aldo Baren me burgim të përjetshëm.
Gjykata e Apelit vendosi që ta kthejë çështjen për rigjykim.
I cilësuar nga prokuroria si kapo i bandës së Lushnjës, ai u dënua nga shkalla e parë e gjyqësorit për disa vrasje dhe krime të rënda, të kryera në kuadër të bandës kriminale,
Avokati i Aldo Bares, Vladimir Meçi pas vendimit të gjykatës, deklaroi se çështja u rikthye për gjykim për shkak të shkeljeve proceduriale.
I pyetur se nëse tani do të kërkohet lirimi i Alfred Shkurtit i njohur si Aldo Bare, për arsye të tejkalimit të afateve të paraburgimit Meçi tha se kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
Aldo Bare qëndroi shtatë vite në arrati dhe vetëm në 2006-ën iu vunë prangat nga policia turke.
Në vitin 2009, u ekstradua drejt Shqipërisë dhe Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me burgim të përjetshëm.