E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posta Shqiptare nenshkruan marreveshje me Kryqin e Kuq Shqiptar

Posta Shqiptare do të jetë kontribuese për njerëzit në nevojë përmes bashkëpunimit që ajo nënshkroi me Kryqin e Kuqit Shqiptar.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, në 4 tetor do të hidhen në treg pulla postare me logon e kryqit të kuq, e cila do të ketë një vlerë prej 70 lekë+10 lekë, e cila do të jetë kontribut për klientët e Kryqit të Kuq. Marrëveshja, për këtë qëllim u nënshkua mes Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare, Arqile Gorea dhe presidentit të Kryqit të Kuq, Shqyqyri Subashi.

Duke konsideruar shtjet e bëra për këtë pullë në vitit 1996, sasia e prodhuar është 20 mijë copë, nga të cilat 7000 copë janë destinua rpër filateli dhe 1300 për shërbim postar.

Gjithashtu, Posta Shqiptare ka shënuar së fundmi marrjen e një çmimi të ri, që janë pikërisht 2 vendet e para në garën individuale të ecjen së shpejtë të postierëve. Flamuri shqiptar është valvitur fitues në fund të garës së këtij kompeticioni të 40 të, ku posta shqiptare triumfoi krahas vendeve të tjera si: Kosova, Maqedonia, Serbia, Rumania dhe Turqia. Ky trofe u mor në garën, e cila u zhvillua në Ohër të Maqedonisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›