E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizje masive e krerëve policorë, ndërrohen tetë drejtorë qarqesh

TIRANË - I sapoemëruar në krye të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka ndërruar 8 drejtorë të përgjithshëm të policisë në qarqe. Thuajse të gjithë me përjashtim, të Tiranës, Shkodrës dhe Durrësit.

Kështu, Shemsi Premçi, drejtor i policisë së Fierit largohet nga detyra dhe në vend të tij shkon Mërgim Hoxha, i cili deri me tani ka qene drejtor i policisë së Lezhes.

Vehbi Bushati, drejtor i policisë së Vlorës largohet nga detyra dhe zevendësohet nga drejtori aktual i policisë se Elbasanit, Aleks Hajdari.

Emir Vata emërohet drejtor i policisë se Gjirokastrës. Deri me tani drejtonte qarkun e Korçës.

Saimir Muça është emri me i ri ne rrethin e drejtuesve te policisë; U emerua ne krye te qarkut te Elbasanit.


Siç shihet nje pjese e mirë e drejtuesve të policisë zëvendësohen, ndersa disa të tjerë largohen nga strukturat drejtuese.

*****


Ikën kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi


28 tetor


Është larguar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prenci. Sot në mbledhjen e qeverisë është emëruar në këtë post, zëvendësi i Prencit, Hysni Burgaj, i cili mbante detyren e nendrejtorit.


Drejtori i Policisë së Shtetit dha dorëheqjen tek ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili po sot propozoi emrin e Burgajt për shef të policisë. Mësohet se ministri i Brendshëm ka deklaruar si motiv të dorëheqjes së Prencit problemet e tij shëndetësore. Ndërkaq pritet të ketë edhe një komunikim zyrtar për këtë largim.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›