Bllokohen në port 700 koli cigare kontrabandë

Burime nga drejtoria e përgjithshme e doganave bënë të ditur se në kontejnerin e deklaruar me mallra të tjera, si dyer dhe dritare, ishin fshehur 700 koli cigare kontrabandë, me vlerë të përgjithshme 1.4 milionë euro.
Operacioni i bllokimit është zhvilluar nga Dogana e Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e antikontrabandës dhe shërbimet inteligjente, thanë burimet. Malli kontrabandë ishte fshehur në një kontejner mes mallit të deklaruar si dyer e dritare, duke shmangur një detyrim doganor prej 40 milion lekësh.
Cigaret e markave të ndryshme kishin si vend origjine Kinën, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte qyteti i Durrësit. Policia e Durrësit ka nisur hetimet për mallin kontrabandë, ndërsa është ndaluar edhe një nga personat që ka lidhje me ngjarjen. /Start/
2012-07-26 09:38