E Diel, 1 Nëntor 2026

Levizje te ethshme - Keshilli i Sigurimit diskuton te henen kerkesen palestineze

Pas kerkeses se palestinezeve ne OKB per nje anetaresim te plote te vendit ne Kombet e Bashkuara kuarteti i Lindjes se Mesme po ben presion per fillimin e bisedimeve te reja te paqes. Brenda kater javesh izraelitet dhe palestinezet do te kthehen te tavolinen e bisedimeve ka deklaruar e ngarkuara e BE-se per politiken e Jashtme Catherine Ashton. Ne presim qe palet te ulen se bashku brenda kater javesh dhe ne gjithashtu do te pyesim te derguarit e kuartetit qe te pergatisin kete takim te punojne me palet per ti ulur ata se bashku. Kuarteti i perbere nga SHBA OKB BE dhe Rusia ka pergatitur nje plan te qarte sipas te cilit brenda tre muajsh palet do te duhet te pergatisin propozime te zgjeruara per sigurine dhe kufijte. Gjermania eshte gjithashtu e shqetesuar pas hapit te ndermarre nga palestinezet. Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle i kerkoi bashkesise nderkombetare qe te forcoje perpjekjet e saj per ndermjetesim.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rolf Mtzenich politikan socialdemokrat gjerman

KS diskuton por rezultate nuk priten

Nderkohe Keshilli i Sigurimit te OKB-se do te diskutoje te henen kerkesen palestineze. Sipas analisteve nuk pritet ndonje vendim me se shumti krijimi i nje komisioni perkates. Por edhe sikur palestinezet te marrin 15 votat ne instancen me te larte te OKB-se SHBA ka bere te ditur nderkohe veton e saj. Pra kerkesa ne KS eshte pa perspektive problemi per amerikanet fillon nese kerkesa e Abasit shkon ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se ku shumica e vendeve e mbeshtet kerkesen palestineze.

Bildunterschrift Abas dorezon kerkesen

Zedhenesi per politiken e jashtme i fraksionit te partise socialdemokrate SPD gjermane Rolf Mtzenich e pershendeti vendimin qe KS te diskutoje kaq shpejt per kerkesen palestineze. Kjo hap rruget per bisedime vertet serioze ne Lindjen e Mesme.Kjo eshte nje shenje e qarte se Keshilli i Sigurimit e merr seriozisht kerkesen palestineze vecanerisht sfidat politike qe lidhen me te. Nuk me duket se qe te henen do te kemi nje rezultat pra nje miratim po le te presim oret e ardhshme.

Izraeli do paqe afatgjate

Po Izraeli Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu perforcoi kerkesen e tij per paqen ne fjalimin para OKB-se. Ai i kerkoi shteteve te OKB-se mos i pergjigjen kerkeses palestineze. Palestinezet duan nje shtet te vetin pa paqe tha Netanjahu qe kembenguli se pala izraelite do nje paqe afatgjate. Ne menyre te vecante une i zgjas doren popullit160 palestinez me te cilin ne kerkojme nje paqe te drejte dhe afatgjate.

Autor Lindita Arapi
Redaktor Pandeli Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›