Sateliti i NASA-s ra në Tokë

Një satelit gjashtë-tonësh i NASA-s u kthye të shtunën në tokë duke u zhytur në atmosferë dhe duke u shpërbërë pastaj mbi Kanadanë.
Agjencia amerikane nuk ka mundur ende ta gjej lokacionin e saktë të rënies së atyre copëzave, por banorët në afërsi të Okotoksit, një qyteti në jug të Kalgarit, në pjesën perëndimore të Kanadasë, njoftuan përmes Twitterit se copëza të tilla kanë rënë në zonën e tyre.
Sateliti 5 ishte një vëzhgues shkencor, të cilin NASA e ka përdorur gjatë 20 viteve për studimin e kushteve në lartësitë më të mëdha të atmosferës tokësore.
Sipas NASA-s, trajektorja e satelitit ndryshoi në orët e fundit përpara se të binte në tokë.
''Sateliti ra mes orës 03:23-05:09 GMT duke fluturuar mbi një pjesë të territorit të Kanadasë dhe Afrikës, si edhe mbi një pjesë të oqeaneve Paqësor, Atlantik dhe Indian",deklaroi NASA.