E Diel, 1 Nëntor 2026

Schauble: Greqisë i duhen 10 vjet që të dalë nga kriza

Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 17:30

Sipas përllogaritjeve të Wolfgang Schaubles, ministrit gjerman të Financave, duhen dhjetë vjet që Greqia të dalë nga kriza.

Duke folur për një revistë ekonomike, Schauble tha se gjërat nuk do ndodhin brenda një viti.

“Ne nuk e shpëtojmë dot popullin grek nga masat rregullatore që duhen ndërmarrë. Në fund duhet të vendosë populli nëse do e mbajë këtë peshë,” tha Schauble.

Ai shtoi se qeveria greke është e vendosur për të mos dalë nga zona euro.

Schauble tha se ekziston rreziku se nëse nuk shpëtohet Greqia, e gjithë zona euro do bjerë nën efektin domino.

Në fund, Schauble kritikoi ashpër edhe qeverinë italiane. Ai tha se ajo “duhet ta dijë se është problematike që të premtosh masa dhe të mos i zbatosh ato”.

“Kështu humbet besimi i tregjeve financiare tek ti. Besimi është më i rëndësishmi dhe për momentin dhe burimi më i pakët,” tha Schauble.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›