E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban “qorton” Ahmedinejadin

Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 15:30

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka “qortuar” presidentin iranian, Mahmoud Ahmedinejad, lidhur me një fjalim që ky i fundit mbajti gjatë kësaj jave në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në fjalimin që Ahmedinejad mbajti të enjtën, ai tha se “fuqitë arrogante” kanë kërcënuar me sanksione ushtarake të gjithë ata që kanë vënë në pikëpyetje Holokaustin dhe sulmet e 11 Shtatorit 2001.

Ban i tha liderit iranian se janë të papranueshme komentet, të cilat mohojnë apo vënë në pikëpyetje faktet e dhimbshme historike si Holokaustin apo 11 Shtatorin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›