Aisha Gaddafi flet në emër të atit

E bija e Muammar Gaddafit tha se babai i saj është mirë dhe se mbështet luftimet e mbështetësve të tij.
Aisha Gaddafi, gjatë një bisede me një radio stacion sirian, u bëri thirrje njerëzve në Tripoli dhe në vende të tjera të ngritën dhe të luftojnë kundër liderëve të rinj të shtetit.
Vendqëndrimi i Gaddafit nuk dihet, që kur forcat opozitare morën kontrollin mbi kryeqytetin libian në fund të muajit gusht.
Në ndërkohë, ushtruesi i detyrës së kryeministrit në Libi, Mahmud Jibril, ka premtuar zhvillimin e një hetimi për keqtrajtimin e qytetarëve jo-libian në duart e kryengritësve.
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, vlerësoi se ka pasur arrestime të shumta dhe abuzim të punëtorëve emigrantë, të cilët thuhet se akuzohen të jenë mbështetës të Gaddafit.