Divjaka, magjia e natyrës – Mijëra vizitorë zgjodhën këtë park për Ditën e Verës

Festimet për Ditën e Verës kanë sjellë mijëra vizitorë në parkun e bukur të Divjakës. Deti, pyjet, ajri i pastër, flora e fauna e pasur janë elemente që joshin vizitorët në çdo ditë të vitit, por kjo e sotmja është e veçantë.
Sheshet dhe lokalet janë mbushur plot.
Qendra e vizitorëve dhe kulla 360 gradë kanë sjellë vizitorë të zonës por edhe nga rrethet e tjera, të afërta përfshire edhe vetë kryeqendrën e festës Elbasanin.
Ajri i pastër pylli i gjelbër dhe gatimet tradicionale të zonës janë ato çka kanë tërhequr vizitorë të shumtë që përcjellin dhe urimet për ditën e Verës.
Dita e verës kjo festë kaq e bukur, bashkon familjet, shoqërinë dhe duke i dhënë vlerë të jashtëzakonshme vetë Divjakës e cila shquhet për diversitetin biologjik, natyrën dhe njerëzit e mrekullueshëm.
/rtsh/