E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferdinand nuk lëviz nga Man Utd

Sir Alex Ferguson ka insistuar se nuk planifikon të lejoj largimin e qendërmbrojtësit Rio Ferdinand nga Manchester United.

Shumë është folur për të ardhmen e 33 vjeçarit pas depërtimit të Chris Smalling dhe Phil Jones por Ferguson beson se Ferdinand mund të luan edhe për “disa vite tjera”. Ferdinand spekulohet se kërkohet nga Tottenham, West Ham dhe një klub nga MLS.

Por, Ferguson llogarit ende në shërbimet e Ferdinandit. “Nuk më shkon mendja të lejoj largimin e Rios. Ai ka rol për të luajtur. Ka përvojë dhe është figurë e rëndësishme në zhveshtore”, tha Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›