E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dacicit i pengon Thaçi dhe 28 Nëntori

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic, tha sot se me deklaratat për Kosovën nuk ka nxitur luftë të re. Ai madje ka ofruar postin e tij, “nëse me këtë ka dëmtuar interesin kombëtar serb”.

"Çka është dashur të them? Faleminderit Thaçi, vriti të gjithë serbët në veri të Kosovës! Kjo është sikur dikush të thotë: 'Fajtor janë ata që e kanë mbrojtur postën nga hajdutët’", ka thënë sot Dacic, transmeton Vesti.

"Nëse unë jam fajtor, do ta paraqesë dorëheqjen e tij. Unë kurrë nuk bërë thirrje për luftë, por vetëm e kam ftuar Thaçin që të mos provokojë, gjë të cilën është dashur ta thotë bashkësia ndërkombëtare”.

Duke komentuar kritikat e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Petar Miletic, Dacic ka pyetur se “çfarë do të bënte ai nëse Thaçi e sulmon”.

"Apo ndoshta ai e mbështet politikën e Thaçit. Në vend që të më kritikojë mua, le të përcaktohet qartë", ka thënë Daçiç, të cilit madje i pengon, siç thotë ai, se si “në jug të Serbisë tolerohet flamuri shqiptarë”, me rastin e 28 Nëntorit.

“A janë shqiptarët në Serbi pakicë e Shqipërisë apo e Kosovës”, ka thënë ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›