Lewandowski kushton shtrenjtë

Nuk është sekret që Manchester Unitedit i pëlqen qendërsulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski.
24 vjeçari ka kontratë me kampionin e Bundesligës deri më 2014 dhe ende nuk e ka vazhduar qëndrimin e tij në klub. Por, një burim i afërt me Borussia Dortmundin, i ka thënë të përditshmes britanike Daily Star se do të nevojitet një ofertë e majme në mënyrë që Lewandowski të braktis klubin.
“Nëse United e dëshiron Lewandowskin duhet të paguajë një shifër të lartë sepse ai është një prej sulmuesve më të mirë në Evropë dhe konsiderohet si shumë i rëndësishëm për Dortmundin”, deklaroi ai.