Lewandowski respekton Dortmundin

Menaxheri i Robert Lewandowskit ka insistuar se sulmuesi nuk mendon për largim nga Borussia Dortmund dhe planifikon të respektojë kontratën e tij me kampionin e Bundesligës.
Reprezentuesi polak gjatë afatit kalimtar të verës kërkohej nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Juventusin por vendosi të mbetet në Dortmund ku aktualisht është në bisedime për vazhdimin e kontratës pasi ajo aktualja i vlen deri në verën e vitit 2014.
“Nuk mendojmë për kalim te ndonjë skuadër tjetër evropiane. Ne jemi në bisedime të vazhdueshme me Dortmundin dhe do ta respektojmë kontratën”, deklaroi Maik Bartel për Goal.com.