Santosi e do Kakan

Klubi brazilian Santos synon të transferojë mesfushorin e Real Madridit, Leite Kaka, ka njoftuar trajneri Muricy Ramalho.
Santosi ka hyrë në njëqindvjetorin e themelimit të klubit dhe spekulohet se planifikojnë të sjellin një futbollist të madh si dhuratë për tifozët. “Kaka është një opsion, njësoj sikurse Diego dhe Robinho”, deklaroi Ramalho gjatë një konference për shtyp.
Kaka, 30 vjeç, ishte afër largimit nga Reali gjatë verës por nuk u arrit marrëveshja për rikthimin e tij në Milan. Kurse, gruaja e tij ka njoftuar se Kaka do të konsiderojë vetëm rikthimin në Brazil.