E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i Napolit

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka shprehur besimin e tij se skuadra mund të fitojë titullin e kampionit në Serie A.

Partenopei kanë qenë konkurrent në vitet e fundit por nuk arritën të triumfojnë në Kampionatin italian, përkundër suksesit në Kupë sezonin e kaluar. Skuadra e ka filluar mbarë edicionin e ri dhe De Laurentiis është optimist se ky do të jetë viti i tyre.

“Ky mund të jetë viti ynë për të fituar Scudetton. Çdo vit jemi përmirësuar gjithnjë e më tepër andaj këtë edicion besoj se mund të triumfojmë”, deklaroi ai për La Mattino.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›