Ranocchia falënderon Stramaccionin

Qendërmbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia ka falënderuar trajnerin Andrea Stramaccioni për rikthimin e tij si titullar.
Ranocchia u paraqit rrallë herë në edicionin e kaluar derisa gjatë verës spekulohej me largim nga Giuseppe Meazza. Por, ai mbeti në klub dhe ka zënë vend si titullar në skuadrën e edicionit të ri.
“Vitin e kaluar kam qëndruar shumë në palestër, nuk luajta shumë, por arrita të ndërtoj më shumë muskuj. Për paraqitjet e vazhdueshme këtë edicion më duhet të falënderoj trajnerin Stramaccioni i cili ka besim tek unë”, deklaroi Ranocchia për Corriere dello Sport.