E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho do të kthehet në Angli

Jose Mourinho mban opsionet e hapura sa i përket skuadrës që do ta udhëheq pas Real Madridit derisa ka premtuar se do të rikthehet në Angli.

Trajneri i Real Madridit bëri të qartë se planifikon të punojë sërish në Premierligë pasi të përfundojë aventurën e tij në Santiago Bernabeu. Mourinho drejtoi Chelsean për tre vite para largimit në shtator 2007, por mbetet adhurues i futbollit anglez.

“Kur flas rreth kësaj në Spanjë ata i ndryshojnë menjëherë deklaratat e mija. Por, nuk mund të mohoj atë që kam në plan, pas Real Madridit, Anglinë. Kjo është e sigurt. Vazhdoj të them të njëjtën gjë, e di qartë se do të kthehem atje”, deklaroi Mourinho gjatë një interviste për Sky Sports News. I pyetur se te cilat klube në Angli mund të angazhohet, ai u përgjigj: “Në Angli, te kushdo”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›