E Diel, 1 Nëntor 2026

Leximi i mesazheve të ambasadorit amerikan

KASTRIOT ISLAMI

Ambasadori amerikan në intervistën e radhës më 1 shkurt 2012 në ABC Neës ishte koherent me gjithçka kishte thënë më parë. Ishte parimor. Gjuha e tij ishte përgjithësisht diplomatike, por herë-herë me sinqeritet ajo ishte edhe direkte. U përqendrua kryesisht në ngjarjen më të debatueshme të 21 janarit, por jo vetëm, duke ju përgjigjur njëkohësisht pyetjeve interesante, me interes publik, edhe duke dhënë në mënyrë elegante mesazhe për lidershipin dhe klasën politike shqiptare, por mbi të gjitha, për publikun. Një gjë është e sigurt, sipas mendimit tim, se pas saj nuk ka asnjë teori konspirative nga ato që tirren në oborret e partive politike apo tavolinat e gazetarëve a analistëve. Tezat kryesore të intervistës së ambasadorit janë edhe vlerësime e qëndrime të Uashingtonit.
Për të lexuar, dhe nëpër rreshta kuptuar, të gjithë vlerësimet dhe mesazhet, intervista duhet lexuar integralisht. Vlerësimet e forcave politike ishin me fokus sipas interesave partiake, thjesht për të nxitur apo qetësuar militantët e tyre. Kurse media, përgjithësisht analizoi sipas linjave politike të përkatësisë apo afërsisë me forcat e njëri apo tjetrit krah. Pati edhe ndonjë konsekuent që vazhdoi të sulmonte ndonjë tezë të ambasadorit.
Më poshtë është një përpjekje për një paraqitje skematike, por integrale të vlerësimeve dhe mesazheve të ambasadorit, natyrisht me modestinë për të mos mundur të arrij të paraqes njëqind për qind në mënyrë integrale gjithçka jepej në këtë intervistë komplekse dhe shumëngjyrëshe. Me shpresën e kontributit për të ndriçuar publikun, jo vetëm për ato që lehtësisht lexohen në këtë intervistë, por më shumë, për ato pjesë që duhet të lexohen përmes rreshtave.
Bashkë ndaj shumicën e opinioneve dhe vlerësimeve Marr shumë seriozisht mesazhet. Kurse për ngjarjen e 21 janarit 2011 jam shprehur kundër dhunës dhe kam dënuar vrasjet, e kam konsideruar një protestë që nuk ka lidhje me ADN-në e socialistëve që kam njohur unë dhe të PS-së për të cilën unë kam kontribuar, pra kam qenë i detyruar të shpreh më shumë se ndjesë apo keqardhje, kam shprehur kundërshtinë time, duke marrë përsipër, ndër të tjera, edhe koston përkatëse që tanimë dihet
I. Vlerësimet  mbi ngjarjen e 21 janarit 2011
a) Qëllimi, konceptimi, organizimi, realizimi i demonstratës së 21 janarit 2011: sulm mbi Kryeministrinë, demonstratë e konceptuar e dhunshme, demonstratë për të provokuar reagim të ashpër, qëllimi nuk dihet saktësisht.
Ambasadori, bazuar edhe në gjithçka ka thënë më parë, rithekson se Pikëpamjet e mia njihen mjaft mirë pra që (demonstrata) ishte ndërtuar nga fillimi për të mos qenë një demonstratë e zakonshme që ishte ndërtuar të ishte e dhunshme për të provokuar një përgjigje të ashpër… . Kjo ka të bëjë me konceptimin e programimin e kësaj demonstrate, ndërkohë që për sa i përket qëllimit të saj, ambasadori shprehet se: Kush e di saktësisht se cili ishte qëllimi? Por, demokracia nuk funksionon kështu… dhe shton se si do ndiheshim nëse ishim zgjedhur demokratikisht, ishim zgjedhur për të qenë kreu i qeverisë dhe jashtë zhvillohet kjo skenë me turmën. Lidhur me realizimin e kësaj demonstrate, ambasadori shprehet qartë se I mbështes shumë prej ndjenjave të tij (Kryeministrit) Fakti që demonstrata ishte ndërtuar për të qenë e dhunshme, që ndërtesa e Kryeministrisë u qëllua nga turma. Nuk është kjo mënyra se si supozohet të funksionojë një demokraci. Pra, Kryeministria sipas ambasadorit është qëlluar dhe kjo nuk mund të jetë mënyra sesi funksionon demokracia dhe sesi mund të goditet një qeveri e zgjedhur demokratikisht.
b) Mbi vrasjet e katër demonstruesve: Duhet të gjenden përgjegjësit
Ambasadori përsëri në mënyrë koherente e konsekuente jep vlerësimin e tij për ngjarjen tragjike të 21 janarit: Vdekjet nga armët e zjarrit ishin të tmerrshme. Duhet të jepet llogari për këtë pjesë. Dhe mendoj që ka disa të dhëna që do të paraqiten në gjykatë në kohën e duhur. Për rrjedhojë, prek këndej del përfundimi se askush nuk ka dhe nuk duhet të ketë dyshim që për vrasjen me armë zjarri të  katër demonstruesve duhet të ketë hetim dhe duhet të gjenden përgjegjësit. Me tej, gjykata do të japë vendimin e saj, por prokuroria duhet të lejohet të kryejë hetimin e plotë.
c)    Mbi hetimin: Hetim i plotë, i gjithanshëm dhe i paanshëm
Së pari, lidhur me hetimin e ngjarjeve të 21 janarit 2011, ambasadori amerikan sqaron se pronësia e këtij hetimi i përket tërësisht Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë, e thënë ndryshe, përgjegjësinë për cilësinë e hetimit e ka vetëm pala shqiptare. Dhe FBI-ja vetëm i është përgjigjur një kërkese të drejtpërdrejtë, nga zyra e saj (Prokuroria), për disa lloje specifike ekspertize teknike, analizash mjekoligjore dhe ky angazhim është marrë, sqaron ambasadori, duke pasur parasysh traumën që përjetuan shqiptarët më 21 janar…, pra rëndësinë e ngjarjes. Gjithashtu, ambasadori shton që angazhimi i FBI-së lidhet me emrin e mirë të kësaj zyre, duke besuar se kjo mund të ndihmonte besueshmërinë, paanshmërinë e atij hetimi, prandaj ekspertiza e saj nuk duhet të vihet në dyshim, ndërkohë që konkluzionet e hetimit i vlerëson natyrshëm gjykata. Së dyti, i mbetet Prokurorisë (dhe jo FBI-së) të kryejë hetimin për të përcaktuar të vërtetën, sepse vetëm kështu mund ti shërbehet drejtësisë lidhur me humbjen e jetëve të katër njerëzve. Dhe mbi këtë bazë, ambasadori ripërsërit qëndrimin amerikan për një hetim të plotë, të gjithanshëm, të paanshëm…
d) Mbi ndërhyrjen e politikës në dhënien e drejtësisë: Drejtësia duhet ta mbajë politikën sa më larg të jetë e mundur
Ambasadori Arvizu insiston që hetimi nevojitet të ecë përpara në mënyrë teknike, në mënyrë shumë ligjore, duke shtuar se për SHBA-të fokusi është ruajtja e integritetit të hetimit ligjor përpjekja për të siguruar drejtësi, duke zbuluar të vërtetën. Ky është synimi…. Nga ana tjetër. ambasadori shprehet edhe për Komisionin Hetimor kuvendor dhe ndjesën që duhet të kërkojë PSSH. Konkretisht, lidhur me aspektin politik të debatit për ngjarjen e 21 janarit, shprehet se: E kuptoj që mund të ketë një kurs politik dhe ka gjithashtu zhvillime, si për shembull Komisioni Hetimor Parlamentar. Për sa më përket mua, ai ka zero qëndrim, ai ka pozitën zero. Do të ishte ndryshe nëse do të ishte dypartiak. Këtë Komision Hetimor Parlamentar nuk e shikoj që të shkojë gjëkundi… dhe përfundon duke pohuar se më duket sikur thjesht tërheq vëmendjen, pra është vetëm lëvizje politike. Kurse lidhur me qëndrimin e PSSH-së, ambasadori për herë të parë shprehet se nëse mund të jem shumë i sinqertë me PS-në, … do dëshiroja të kishte më shumë një si lloj shprehje keqardhjeje nga ana e PS-së për rolin e saj në kontributin për situatën që u zhvillua më 21 janar. Është e qartë që kishte një rol. Përmbledhtas mund të thuhet se ambasadori kërkon: Drejtësia duhet të përpiqet ta mbajë politikën sa më larg që të jetë e mundur. Do jem shumë i sinqertë, kam pasur shumë biseda me Kryeministrin për këtë. Mendoj që Kryeministri është shumë i frustruar, madje i inatosur, me mënyrën se si janë shpalosur disa gjëra. Dhe, duke qenë shumë i sinqertë përsëri, i mbështes shumë prej ndjenjave të tij. Pra, ambasadori mesa duket dëshiron që kjo ngjarje të hetohet e gjykohet në aspektin legal dhe të përmbyllet që të mos jetë pjesë e fushatës së ardhshme zgjedhore, pra të mos keqpërdoret politikisht.
II. Performanca e Prokurorisë: Temë legjitime debati, por pa kaluar caqet, përndryshe ka pasoja
Ambasadori amerikan shprehet pozitivisht në përgjithësi për performancën e Prokurorisë së Përgjithshme kur thotë se për sa i përket performancës së Prokurorisë së Përgjithshme, mendoj që ia kanë dalë shumë mir

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›