E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezha, Berisha kërcënon: Nuk ka stabilitet pa transparencë

Berisha: Rama pranoi botërisht se ka vjedhur në Lezhë

sali-berisha-facebookEdhe kryeministri në detyrë, Sali Berisha reagoi pas vendimit të Partisë Socialiste për tu tërhequr nga kërkesa për përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Lezhës. Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Berisha tha se Rama u tërhoq pasi ka frikë nga ndëshkimi i qytetarëve të Lezhës në rast përsëritje të zgjedhjeve. Edi Rama sot (dje) pranoi botërisht se ka vjedhur 1250 vota në Lezhë. Ai papritmas tërhoqi kërkesën e paraqitur në gjykatë për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës pasi u gjet se në 14 kuti të këtij qarku kishte vjedhur me dhunë, terror dhe para droge 1250 vota dhe natyrisht me përsëritjen e zgjedhjeve, indirekt, u kërkohej ndjesë qytetarëve të Lezhës. Natyrisht, tërheqjen ai e bëri vetëm e vetëm se përsëritja e zgjedhjeve do të sillte ndëshkimin e tij shembullor nga lezhjanët për vjedhjen e votës më 23 qershor dhe do hapte rrugën për përsëritjen e tyre në Shkodër, ku janë vjedhur rreth 700 vota dhe në qarqe të tjera. Por pavarësisht nga kjo tërheqje, zgjedhjet e 23 qershorit, rezultati i tyre, mbeten fund e krye të manipuluara. Hetimi dhe transparenca e zgjedhjeve aty ku janë përdorur krimi dhe paratë e pista janë vendimtare për stabilitetin e vendit, shkruan kryeministri Berisha.

Topalli ankohet se i vodhën votat në Shkodër
Edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka komentuar vendimin e Partisë Socialiste për tu tërhequr nga pavlefshmëria e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës. Pasi u tërhoq nga Shkodra ku vetëm në një KZZ me 70 QV, 69 ishin falsifikuar, sot (dje) PS u tërhoq edhe nga kërkesa për rivotim në Lezhë dhe këtë e bën për të mirën e vendit, thotë rilindasi Rama. Kur i filluan dhimbjet për vendin këtij zotërisë? Kur ai bojkotonte, bllokonte parlamentin, dënonte vendin me mosmarrjen e statusit, ai nuk kishte dhimbje për vendin! Kur i filluan dhimbjet për vendin??!!! I filluan dhimbjet për vendin sapo filloi të dalë në shesh masakra që me forcën e parasë, të bandave e të krimit bleu, vodhi e shqyu vota e mandatet, siç u vërtetua edhe në Lezhë?!!! shkruan Topalli në Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›