E Diel, 1 Nëntor 2026

Mat, konflikti për murin ndarës, nipi i vë flakën shtëpisë së xhaxhait

MAT- Një 27-vjeçar i ka vënë zjarrin banesës pas konfliktit me xhaxhain e tij. Ngjarja u shënua mbrëmjen e djeshme në fshatin Guri i Bardhë, Komunën Xibër Mat.

Nga hetimet paraprake mësohet se Imirjan Baleta 27-vjec, pasi është konfliktuar me xhaxhin e tij për murin që ndante dy banesat i ka vënë flakën shtëpisë së xhaxhait.

27-vjecari, ka pritur që xhaxhai i tij të futej  në banesë dhe e  ka lyer shtëpinë e tij me benzinë dhe i ka vënë flakën pa u menduar dy herë.

Fatmirësisht pjesëtarët e familjes Baleta dolën në kohë nga banesa. Policia pas ngjarjes ka arrestuar shtetasin Imerjan Baleta, ndërkohë që ka nisur hetimet për zbardhjen e konfliktit mes dy familjeve.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›