Nusja denoncon vjehrrin për përdhunim, arrestohet i moshuari
Korçë- Një i moshuar është arrestuar sot nga policia e Devollit, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me bashkëshorten e djalit të tij.
Mësohet se i ndaluari është shtetasi Karafil Topi, pasi nusja e djalit ka bërë një kallzim penal në polici duke thënë se ai e dhunonte atë seksualisht. Ajo ka thënë para efektivëve se që prej muajit prill dhe deri në korrik ai ka abuzuar me të.
Menjëherë është bërë arrestimi i tij dhe ai po merret në pyetje për të vërtetuar nëse akuzat e bashkëshortes së djalit të tij janë të vërteta.