Lezha pak centimetra larg permbytjes

Rrethi ngjitur me Shkdoren eshte ne gjendje gatishmerie. Ne rast te carjes se argjinatures rrezikohet tragjedi
Te gjitha strukturat jane ne gatishmeri te plote ne argjinaturen qe ndan Lezhen me Shkodren ose sic njihet ndryshe benti. Niveli i ujit po rritet me 3 centimetra ne ore duke rrezikuar carjen e argjinatures.
Deputeti i Qarkut te Lezhes Gjovalin Kadeli deklaroi se situata eshte e rrezikshme dhe mund te shkaktoje nje katastrofe natyrore me te madhe sesa ajo e Shkodres. Kadeli theksoi se nuk jane marre me pare masat e duhura per te nderhyre ne kete argjinature por vleresoi gatishmerine e tanishme te prefektit Dajci si edhe te gjitha strukturave te tjera shteterore per te evituar nje permbytje te mundshme per Qarkun e Lezhes.
Prefekti Pal Dajci i cili qe nga dita e enjte eshte ne krye te punes qe po behet per te ngritur argjinaturen me materiale inerte pohoi se banoret duhet te jene ne gatishmeri per tu evakuuar pasi situata eshte e veshtire per shkak te nivelit te ujit qe po rritet nga minuti ne minute duke arritur pikat kritike por nderhyrjet e bera ne argjinature sipas tij kane evituar deri me tani nje permbytje te mundshme per Lezhen.
Argjinatura eshte ngritur me afro nje meter me materiale inerte nga pjesa perendimore duke vijuar ne drejtim te lindjes. Dajci u ka bere apel edhe firmave te tjera private per te kontribuar me automjete per transportimin e materialeve inerte ne drejtim te argjinatures ndarese me zonen e Shkodres.
Prefektura specialiste te Bordit te Kullimit forcat e policise si edhe banore te zones po monitorojne situaten ne cdo minute dhe po qendrojne ne gatishmeri te plote. Vazhdon puna intensive per ngritjen e argjinatures me materiale inerte. Nga dita e enjte niveli i ujit eshte rritur mbi nje meter dhe vetem rreth 20 centimetra kane mbetur pa kapercyer argjinaturen per te depertuar ne zonen e Torovices.
arja e argjinatures sipas specialisteve do te shkaktonte nje permbytje te paparashikuar ndonjehere dhe nuk dihet me saktesi se deri ku rrezikohet te shtrihet harta e permbytjeve. L.Kokaj