Tiranë, fuoristrada përplas kalimtaren, plagoset e moshuara

Një grua e moshuar është përplasur nga një makinë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur Berzhitë, ku një e moshuar, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, është përplasur nga një automjet i tipit fuoristradë, duke u plagosur rëndë. Mësohet se gruaja sapo kishte zbritur nga urbani i linjës dhe në një përpjekje të saj për të kaluar rrugën është përplasur nga automjeti. E lënduara është transportuar menjëherë drejt spitalit të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë për zbardhjen e rastit dhe ndalimin e autorit.