E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lezhë - Aleanca për Qytetarin merr drejtimin në Këshillin Bashkiak”

08-01-2013 / Gazeta 55

Nënkryetari i Këshillit, përfaqësuesi i PD

Partitë e koalicionit qeverisës janë tashmë mazhorancë edhe në Këshillin Bashkiak të Lezhës. Kjo pas largimit nga Aleanca për të Ardhmen i përfaqësuesit të Partisë Socialdemokrate, Agron Vraja dhe dy anëtarëve të tjerë nga partitë aleate.
Mazhoranca ka zgjedhur me shumicë votash edhe nënkryetarin e ri të këtij këshilli, përfaqësuesin e Partisë Demokratike Tonin Uldedaj, pas dorëheqjes dy ditë më parë të ish-nënkryetarit socialist Qazim Dushku.  Për kandidaturën e Uldedajt votuan 15 nga 25 anëtarë që ka këshilli bashkiak i Lezhës. Ky është dhe numri i anëtarëve që mazhoranca ka aktualisht në këtë këshill.
Që prej zgjedhjeve të fundit lokale të 8 Majit 2011, partitë e koalicionit qeverisës kanë arritur të marrin shumicën në këshillat e disa qarqeve dhe bashkive, ndonëse ato dominoheshin më parë nga koalicioni i udhëhequr nga socialistët. Kjo ka ndodhur me Këshillin e Qarkut të Beratit me 21 shtator te vitit 2011, ku pas 15 vitesh nën drejtimin e socialistëve, ky institucion u fitua nga aleanca PD-LSI. Socialistët u braktisën nga aleatët e tyre edhe në Vlorë ku përfaqësuesi i PD-se Anesti Dhimojani u zgjodh me votat e mazhorancës kryetari i ri i Këshillit të Qarkut. Por largimi që bëri më shumë bujë ishte ai i aleateve te PS-se  në Këshillin e Qarkut të Fierit, ku socialistët jo vetëm që humbën shumicën, por e përdorën këtë çështje për të mbajtur peng edhe votimin e 3 ligjeve që do t’i mundësonin Shqipërisë statusin e vendit kandidat.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›