Nikoliq kërkon dialog politik me Kosovën

Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, ka kërkuar ngritjen e nivelit të dialogut teknik midis Serbisë dhe Kosovës në nivel politik.
Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, Nikoliq ka theksuar se nuk mund ta marrë me mend që një zyrtar apartçik të sjellë vendime për atë se si do të duket statusi i Kosovës.
Dialogu duhet të udhëhiqet nga kryeministri, pasi çështja e zgjidhjes së problemeve në Kosovë, sipas tij, nuk është teknike por vendimtare politike.