E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi Opozita nuk eshte e interesuar per procesin e integrimit

Procesi i Integrimit në BE
Ecuria e procesit të integrimit në BE, krijimi i partive të reja politike dhe marrëdhënia mazhoranca presidencë, kanë qenë temë e diskutimit të kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së Astrit Patozi në studion e Abc Neës.
“Opozita nuk është e interesuar për procesin e integrimit në BE”-kështu e ka cilësuar qëndrimin e opozitës në këto 3 vitet e fundit nënkryetari i Partisë demokratike Astrit Patozi, duke iu referuar treguesve të deritanishëm. Sipas tij mjafton të marrin si dëshmi historinë e 3 viteve më parë kur opozita ishte në bojkot, ndërsa një vit më parë kishte një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin dhe në asnjë rast nuk mund të flitej për statusin.
“Marrëdhënia e kushtëzuar me parlamentin, bojkoti dhe ecuria e deritanishme janë tregues që opozita nuk është e interesuar për integrimin”- deklaroi Patozi, ndërsa tha se Rama këmbëngul që marrja e statusit do ishte një bonus për qeverinë.
Më tej ai ka shtuar se të dyja palët janë në komisionin e reformës zgjedhore, ku sipas tij PS-ja është më e favorizuar, pasi ka dy anëtarë më shumë, ndërsa procesi po ecën me ngadalë, sepse është një proces që kërkon kohën e vet.
Ndërkaq duke iu referuar reformës parlamentare Patozi është shprehur se ajo mund të bëhet edhe për 5 minuta, nëse ka vullnet politik. Ai deklaroi se PS-ja duhet të tërhiqet nga provokimet e saj me kërkesat antikushtetuese që janë, barazia e kohës së kryeministrit dhe votimi i hapur për dekretet e presidentit.
Patozi e ka cilësuar integrimin jetik për vendit dhe ka theksuar se mazhoranca po plotëson 12 rekomandimet dhe nuk mund të bëjë pazar me ligjet e integrimit.

Krijimi i partive të reja
Nënkryetari i partisë demokratike duke iu referuar krijimit të dy partive të reja asaj të Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiut është shprehur se Mazhoranca është indiferente ndaj tyre, pasi ato nuk kanë një emër dhe një program të qartë politik. Ai shtoi se krijimi i këtyre partive nuk përbën rrezik për PD-në, por për Ramën, pasi sipas tij kreu i PS-së ka frikë nga partia e Kreshnik Spahiut se mund t’i marrë më shumë elektorat.
“PD nuk merret me ëndrrat apo dëshirat e personave dhe është indiferente ndaj krijimit këtyre partive, pasi në PD nuk ka asnjë të pakënaqur. PD-ja ka një histori të gjatë veprash me të përndjekurit politikë dhe ne kemi bërë më të mirën e mundshme për ta dhe kemi të njëjtin vizion”- deklaroi Patozi.

Marrëdhënia Mazhorancë-Presidencë
Përsa i përket marrëdhënies mazhorancë Presidencë Patozi është shprehur se marrëdhënia e mazhorancës me presidentin Topi është prishur në mënyrë të njëanshme nga vetë zoti Topi. Duke folur për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm ai tha se ai duhet të jetë një president me integrim dhe që di të lexojë kushtetutën. Ai ka shtuar se vizioni që mazhoranca ka për presidentin është evropian , sepse Shqipëria ka nevojë për një president dinjitoz dhe me një karrierë politike, ndërsa ka vlerësuar dhe ish-presidentët Mejdani dhe Moisiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›