Lezhe- Lac perplasje e frikshme pa viktima

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin Lezhë – Laç, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Një automjet tip Renault me targa italiane që drejtohej nga Artur Zeka 27 vjeç në tentativë për të dale nga një rrugë dytësore për në autostradë është marrë para nga një automjet tip audi me targa AA 421 DM. Përplasja ka qenë tepër e fortë e për pasoje automjeti tip Renault është ndarë krejtësisht përgjysëm ku ka mbetur i plagosur 27 vjeçari Zeka, por për fat jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e para ka rezultuar se shkak për këtë aksident është bërë ndërprerja e rrugës në mënyre të menjëhershme e automjetit tip Renault si dhe shpejtësia tepër e madhe e veturës audi që u përfshi në aksident. Policia ka shoqëruar drejtuesin e Audit deri në sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.