E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Jashtme reagon ndaj ngjarjeve ne Rudare

Ministria e Punëve të Jashtme i uron shërim të shpejtë paqëruajtësve të plagosur në aksionin për të siguruar lirinë e lëvizjes në veri të Kosovës. Gjatë një deklarate për shtyp kjo ministri, duke iu referuar ngjarjes në Rudarë,  vlerësoi se nxjerrja para drejtësisë e autorëve të dhunës, si dhe çmontimi i strukturave paralele e kriminale serbe të sigurisë janë imperativë për të vendosur rendin dhe ligjin edhe në këtë pjesë të vendit. Sipas këtij njoftimi, Ministria e Jashtme ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe dënon ashpër dhunën e përsëritur të strukturave paralele dhe bandave kriminale serbe kundër trupave paqëruajtës të KFOR-it në fshatin Rudarë.
Gjithashtu, Ministria e Jashtme mbështet vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ushtrimin e sovranitetit të saj, vendosjen e rendit e ligjit për të siguruar lirinë e lëvizjes në të gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›