Festat e fundvitit- PAK dhe pensionistët pa gjelin e detit në tryeza
Tiranë- Personat me aftësi të kufizuar nuk do të marrin asnjë shpërblim me rastin e festave të fundvitit. Pasi këtë vit në fondin e shpërblimeve për festat e dhjetorit u përfshinë vetëm punonjësit e administratës.
Kështu këtë viti personat me aftësi të kufizuara nuk do të mund të kenë disa para më shumë për të blerë produktet baza për tryezën e festave. Këtë mungesë fondi, siç e quan edhe Ministria e Financave, duket se do ta vuajë ajo kategori që nuk është në gjendje të mirë ekonomike.
Ndërkohë që edhe pensionistët nuk kanë marrë asnjë qindarë shpërblim me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, nga qeveria shqiptare. Po ashtu edhe kjo kategori e cila gjatë muajve të fundit priste me ankth lajmet që vinin nga qeveria n7se do të shpërbleheshin apo jo, duket se do ta ndjejë mungesën e “gjelit të detit”, siç e ka pagëzuar edhe kryeministri Berisha shpërblimin e fudnvitit për pensionistët.
Të moshuarit që jetojnë vetëm, duket so do të jenë ato që do ta ndjejnë më shumë mungesën e shpërblimit, për shkak të gjnedjes së tyre ekonomike.
Shkrime të tjera me interes:
- Shpërblimet e fundvitit, pensionistët nuk do të marrin asnjë qindarkë Tiranë- Ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar sot se...
- Festat e Fundvitit, ndizet atmosfera festive në Korçë Korçë- Në prag të festave të fundvitit atmosfera festive ka...
- Shpërblimet e festave- Pensionistët, rrezikojnë të mos i marrin Tiranë- Gjeli i vitit të ri, siç e ka quajtur...