E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, 10 vatra zjarri në 24 orë

LEZHË- Në 24 orët e fundit në të gjithë qarkun e Lezhës janë shënuar 10 vatra zjarri.

Një vatër e fuqishme zjarri është shfaqur në të hyrë të qytetit të Shëngjinit në zonën pyjore vetëm pak metra nga rruga Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Kënallës ku u rrezikuan seriozisht dy objekte shërbimesh, një pikë karburanti, si edhe 7 banesa.

Ndërkaq burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Qarkut të Lezhës kanë bërë të ditur se në rrethin e Lezhës janë shënuar edhe 3 vatra të tjera zjarri konkretisht ne fshatin Tale 1 , Tale 2 dhe ne fshatin Mabe.

Në rrethin e Kurbinit janë shënuar katër vatra zjarri, perkatesisht në fshatrat Gorre, Shullaz, Fushë-Milot dhe në lagjen nr.6 në periferi të qytetit Laç, në afërsi të banesave.

Ndërsa në rrethin e Mirditës janë konstatuar dy vatra zjarri nje në qytetin Rubik ku ishte shumë afër Nënstacionit elektrik, por falë nderhyrjes është arritur të izolohet ne kohe. ndërkaq një tjetër vatër është shënuar edhe në Perlat.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›