Lezhë, 100 familje të bllokuara nga shiu

Rreth 100 familje në ishull të Lezhës janë të bllokuara prej dy ditësh si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.
Uji që ka pushtuar të gjithë zonën arrin në 20- 25 centimetra, ndërsa ka shkaktuar dëmë të konsiderueshme në disa banesa.
Shkak për situatën është bërë bllokimi i kanaleve kulluese, të cilët nuk arrijnë të thithin të gjithë sasinë e ujit.
Banorët e zonave të prekura nga përmbytjet thonë se situata të ngjashme ndodhin sa herë që bien reshje shiu, ndërsa akuzojnë se situata është krijuar nga ndërtimet pa leje pranë kanaleve kulluese. Në qarkun e Lezhës reshjet kanë rënë rreth 150 milimetra shi, por që gjithsesi nuk ka sjellë probleme në lumenjtë Drin,Gjader, Drojë e Mat.
Nga rreshjet është përmbytur nënstacioni elektrik që ka sjellë anomali në furnizimin me energji elektrike si për pompat e qytetit, hidrovorët ashtu edhe për popullatën.Hidrovori i Tales ka punuar me kapacitet të plotë, ndërsa hidrovori i Balldrenit ka patur ndërprerje të energjisë nga ora 01:00-04:00.
Ndërsa hidrovorët Ishull Shëngjin, Grykë Zezë dhe Gocaj janë vënë në punë në orën 11 të së martes. Si rezultat i mungesës së energjisë elektrike në stacionin e pompave ka patur edhe ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm. Rreth 200 ha tokë janë nën ujë.
Rrugët Nacionale janë tërësisht të kalueshme dhe po punohet për pastrimin e tyre nga inertet. Rrugët e qytetit të Lezhës, kryesisht në lagjen Besëlidhja gjatë orëve të natës kanë qënë nën ujë për shkak të mosfunksionimit të sistemit të pompimit.
Si rezultat i gjendjes së krijuar në shkollat 9 vjecare Kosova dhe Gjergj Fishta të qytetit të Lezhës nuk është zhvilluar normalisht mësimi.