E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe, 2 ne pranga per euro false

Policia e Lezhes  ka kapur rreth 100.000 euro te falsifikuara ne Lezhe. Kjo ka bere qe dy persona te vihen ne pranga dhe te bllokoje nje pike kembimi valute ne Lezhe dhe nje Benz.

Arrestimi i tyre erdhi pas operacionit " Furtuna" qe kishte muaj qe ishte vene nen vezhgim te dy personave te arrestuar. Operacioni eshte kurorezuar me sukses nga ana e policise rreth ores 19:00 te mbremjes se djeshme, kur eshte ushtruar edhe kontrolli ne piken e kembimit te valutes ne qender te Lezhes nga ku edhe jane gjetur prerje te eurove te ndyshme, te cilat ishin te falsifikuara.

Te arrestuarit jane Luigj Malaj, kambist si dhe Andrea Markaj, pronar i pikes se kembimit. Kontrolli i menjehershem i policise ne kete pike kembimi ka ndodhur ne momentin qe te dy personat ndodheshin ne piken e kembimit te vetem.

Jane dashur mbi gjashte muaj intesive investigues si dhe perdorimi i mjeteve te specializuara, te cilat kane bere te mundur edhe kapjen ne flagrance te dy te arrestuarve qe po merreshin me paketimin dhe numerimin e eurove fallco.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›