Hapen pikat kufitare në Kakavijë e Kapshticë
GJIROKASTER- Pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës funksionojnë normalisht që prej orës 8 të mëngjesit. Policia kufitare bën të ditur se dogana funksionon normalisht si për lëvizjen e udhëtarëve ashtu dhe për mjetet.
Korrespondentja e NEWS24 nga Gjirokastra, Eri Baco raporton se sot në mëngjes situata në pikën doganore ka qenë e qetë, dhe nuk ka shumë lëvizje, pasi qytetarët të njoftuar për një grevë pa afat kanë shmangur lëvizjet deri në marrjen e një njoftimi të dytë.
Pikat kufitare shqiptare që lidhen me Greqinë u bllokuan vetëm për 24 orë, gjatë ditës së djeshme, për shkak të grevës së doganierëve grekë. Ndërkohë që Gjykata greke shpalli të paligjshme grevën e punonjësve të doganave e cila nisi mëngjesin e djeshëm dhe parashikohej të zhvillohej përgjatë 10 ditëve.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Greqi, gjykata: Greva e doganave e paligjshme