E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe 6 grabites ne pranga

Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga e policisë për grabitje vjedhje me armë në Mirditë e Kurbin, gjatë një operacioni të koduar “Marlboro” blutë e Rrëshenit kanë kapur në flagrancë Erjon Tushën 24 vjeç dhe Severjan Tushen 21 vjeç, të cilët po tentonin të vidhnin një dyqan, ndërsa u janë dokumentuar edhe 7 vjedhje të tjera të kryera gjatë 3 muajve të fundit. Në pranga për vjedhje me dhunë kanë rënë edhe 4 shtetas nga Kurbini, gjatë një operacioni të koduar “Mesnata”. Aranit Rama 18 vjeç, Albano Gjetani 21 vjeç, Xhuliano Dangaj dhe Elton Kacorri nga 17 vjeç, pasi kanë tentuar të grabisin me armë një banesë në qytetin e Mamurrasit. Në momentin e ndalimit atyre u është sekuestruar një armë zjarri automatik, makina me të cilën udhëtonin transportonte edhe sendet e vjedhura.
Arrestimi e dy hajdutëve në qytetin e Rrëshenit ka shmangur ankthin e banorëve të krijuar nga vjedhjet e vazhdueshme dhe ishin kthyer në një shqetësim për banorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›