Besimtaret ortodoske festojne Pashket
Të krishterët ortodoksë në Rusi kanë kohë që po përgatiten për të festuar Pashkët. Sipas traditës ortodokse, besimtarët duhet të shkojnë në kishë që në mëngjes dhe pikërisht aty bekojnë kekun e gatuar në shtëpi, por dhe ngjyrosjen e vezëve. Ata luten në kishë dhe ndezin qirinjtë, para se të dalin në oborr ku shtrojnë tryeza të gjata druri për të vendosur ushqimin e tyre në mënyrë që të bekohet. Vezët e pashkëve zakonisht të lyera me ngjyrë të kuqe, simbolizojnë gjakun e Jezu Krishtit dhe lindjen e një jete të re. Tradita e bekimit të ushqimit është trashëguar brez pas brezi që nga shekulli 8. Sipas traditës ortodokse, ushqimi duhet të jetë i bollshëm në këtë ditë për të theksuar mikpritjen dhe virtytet e të zotit të shtëpisë. Pashkët mendohet se janë festa më e rëndësishme e Kishës Ortodokse.
Me qindra banorë të Athinës kanë marrë pjesë në festimet e së premtes së mirë. E premtja e javës së shenjtë, tradicionalisht e njohur si e premtja e mirë, është një ditë zie në kishë. Kjo në përkujtim të kryqëzimit të Jezusit. Epitafi është prej druri të përpunuar dhe simbolizon varrin e Jezusit pasi kryqëzohet dhe hiqet nga kryqi. Në mes të tij vendoset një ikonë e Krishtit. Procesioni ndiqet nga të gjithë banorët të cilët hedhin lule të freskëta dhe ndezin qirinj. Në Athinë procesioni fillon para ndërtesës së parlamentit grek dhe udhëhiqet nga Arqipeshkvi i Greqisë. Por këtë vit atmosfera festive ka qenë disi e zymtë për shkak të gjendjes financiare në të vilën ndodhet vendi.