Lezhë, 6 shtëpi rrezikojnë shembjen për shkak të reshjeve
Gjashtë familje të shpërndara në tre fshatra të Komunës Zejmen dhe konkretisht në Tresh, Spiten dhe Markatomaj rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur për shkak të rrëshqitjes së tokës. Reshjet e ditëve të fundit po e përshpejtojnë situatën në fjalë.
Shqetësimi ngrihet edhe nga vetë banoret. Ndërsa njëri prej tyre thekson se rënia dhe rrëshqitja e tokës vetëm në pak kohë është shumë e madhe. Por ky nuk është problemi i vetëm në këtë komunë, si shkak i reshjeve edhe përmbytja e rreth 200 hektarëve tokë bujqësore është një shqetësim, që do të japë një ndikim negativ edhe në verën e ardhshme, ku prodhimi i grurit parashikohet të jetë i pakta.